Elvana Gjata shtatzënë? Ja fotot me barkun e rrumbullakosur

elvana-lori-hoxhaKëngëtarja Elvana Gjata ka qenë figura kryesore e mbrëmjes së djeshme në darkën e organizuar nga Valdrin Sahiti në “Altar” për lançimin e koleksionit të tij të ri, kjo sepse ajo është edhe partnerja e stilistit në këtë biznes.
Por përtej një nate mjaft mirë të organizuar dhe shumë të hareshme çka u pasqyrua edhe në rrjete sociale, ne të Blitz na ka bërë përshtypje një detaj shumë i rëndësishëm tek Elvana Gjata. Këngëtarja kishte vendosur të vishte një ‘jumpsuit’ që ishte në përmasa më të mëdha e nga ku asnjë formë nuk duket sepse veshja i mbulon.

Gjithashtu në një video që ka hedhur Lori Hoxha në Snapchat, mund të vihet re fare mirë barku i rrumbullakosur i këngëtares dhe një ‘emoji’ me zemër që Lori ka vendosur, cka rrit edhe më tepër dyshimet.

elvana-barkuPra, Elvana Gjata është shtatzënë?

Në fakt prej kohësh këngëtarja flitet se është në një lidhje me Flori Mumajesin edhe pse asnjëri nga të dy nuk është prononcuar ndonjëherë publikisht lidhur me këtë fakt. Gjithashtu, nëse analizojmë pak më thellë, vetëm rreth një javë më parë, Flori Mumajesi publikoi një video në Instagram ku dukej barku i rrumbullakosur i një vajze e cila pranë barkut kishte vendosur këngën e tij.

Mediat dhe portalet folën se kjo ishte një shenjë që Flori dha se ai do të bëhej baba.

Mos kemi të bëjmë me ardhjen e një fëmijë në jetë nga dy këngëtarët aq të dashur për publikun?

Për aq kohë sa Elvana Gjata nuk preferon të prononcohet, kjo mbetet me pikëpyetje por nëse të gjitha këto detaje zbulojnë pas një të vërtetë, atëherë ky do të ishte lajmi më i bukur duke marrë parasysh se sa pëlqehet këngëtarja nga të gjithë! /Blitz

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

modelja-carola

Ndahet nga jeta modelja 17- vjeçare, familja dhuron organet e saj

Shuhet në moshën 17-vjecare modelja italiane! Nga një atak kardiak, mësohet se ...