Saga kriminale “Çiço”, zinxhiri i vrasjeve që duket se do të vazhdojë…

cico-pataVrasja e Nelgert Patës mesditën e së dielës në qytetin e Fierit është episodi i fundit i përplasjeve të grupeve rivale të Tepelenës, drejtuar nga Jani Alia dhe Elton Çiço.

Një histori 16-vjeçare që nis me vrasjen me thikë të shokut të Çiços nga Alia në vitin 2000 në fshatin Zhabakik të Greqisë. Disa vite më vonë, dy personazhet në fjalë përballen në qelitë e një burgu grek. Aty Çiço plagos Alinë gjatë kohës së ajrimit, si hakmarrje ndaj vrasjes së shokut.

Kliko per me shume info

Pasi të dy dalin nga burgu , konfliktet tashmë transferohen në Shqipëri, ku bandat do të luftojnë edhe për zonat e influencës sa i takon kultivimit të drogës në Tepelenë.

Më 30 mars 2015, Elton Çiços i grabisin familjen dhe i dhunojnë prindërit, ngjarje për të cilën ai vendos të marrë hak. Dy muaj pas kësaj ngjarjeje, në Durrës vritet Robert Rama, mik i Alisë, rivalit të Çiços. Elton Çiço ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Ramës, por megjithëse policia ra në gjurmë të motorit të tij, me të cilin u largua nga vendi i krimit, ai asnjëherë nuk u ndalua zyrtarisht për këtë ngjarje.

LEXO EDHE:  Arjan Çani: Ja arsyet të cilat do të na pengojnë negociatat me BE

Hakmarrja për grabitjen dhe dhunimin e prindërve të Çiços vijon me vëllezërit Ervis dhe Elton Imeri, të cilëve iu vendos eksploziv në automjete.

I pari, Ervisi, i dyshuar si autor i ngjarjes ndaj prindërve të Çiços, i shpëtoi atentatit, por i vëllai mbeti i gjymtuar rëndë pas shpërthimit në 9 dhjetor të 2015-ës në Kombinat.

Por Çiço nuk ndalet me kaq. Ai i organizon edhe 2 atentate Jani Alisë, një në Tiranë dhe një në Gjirokastër duke mos arritur ta ekzekutojë, por vetëm plagosë lehtë, derisa më 1 maj të këtij viti Çiço ekzekutohet në një lokal në zonën e ish-Bllokut nga Jani Alia, i ndihmuar nga Renato Milloshi, djali i Hysni Milloshit dhe Nelgert Pata, i cili ndihmoi në atentat, nga brenda burgut ku vuante muajt e fundit të dënimit për shfytëzim prostitucioni.

LEXO EDHE:  Gruaja nga Fieri bën për spital burrin 8 vjet më të madh se vetja

Episodi i fundit që bësohet se ka lidhje me përplasjet e bandave të Tepelenës ishte plagosja 1 muaj më parë e Andi Mustafarait pranë ish-Ekspozitës në kryeqytet, i cili njihej si mik i Çiços.

Ky i fundit pritet të merret në pyetje, ndërsa duket se autorët e ekzekutimit mafioz të së dielës kanë patur informacion të saktë për lëvizjet e 34-vjeçarit, Nelgert Pata.

LEXO EDHE:  Ekstradohet nga Athina në Tiranë i kërkuari ndërkombëtarisht, ishte dënuar me 18 vite burg

Ai ishte në kërkim prej 4 muajsh nga policia, e cila kishte informacion se lëvizte me makina të blinduara, pasi i shpëtoi një atentati me snajper me 21 gusht në rrugën e Kavajës.

Në skedarët e policisë, të gjithë pjesëtarët e grupeve rivale të Tepelenës, cilësohen si tepër të rrezikshëm, ndërsa përplasja e tyre me gjasë pritet të sjellë të tjera ngjarje të rënda kriminale, pasi Jani Alia dhe Renato Milloshi, të shpallur në kërkim për vrasjen e Çiços dyshohet se janë arratisur jashtë Shqipërisë përmes kufirit të gjelbër./tch

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here