Vrasje misterioze në Elbasan/ Si u qëllua 19-vjecari pak metra larg shtëpisë

vrasja-elbasanEkzekutohet me armë një 19-vjecar në fshatin Guri i Zi në Elbasan.

Policia informon se shtetasi i vrare eshte Gazmend Sllami, një i ri, që për pak ditë mbushte 19 vjeç ka humbur jetën në rrethana ende misterioze për familjen dhe tij dhe policinë.

Sipas burimeve,  i riu është qëlluar me armë zjarri në një kodër të fshatit Gur i Zi dhe është derguar pa jetë nga të afërmit në spital.

Mësohet se i riu është qëlluar 200 metra larg shtëpisë. Familjarët pasi kanë dëgjuar një të shtënë kanë dalë dhe e kanë gjetur 19-vjecarin të rrëzuar në tokë.
Familjarët e kanë dërguar menjëherë në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Edhe pse kanë kaluar disa orë, ende nuk dihet se kush mund të jetë shkaku i kësaj ngjarjeje.
I riu njohej si djalë i urtë e shëmbullor dhe nuk kishte konflikte.
Deri tani janë marrë në pyetje familjarë e shokë të viktimës, por ende nuk është zbuluar ndonjë detaj që mund të ndihmojë policinë për të kapur vrasësit.

Policia nisur krehjen e zones me qellim kapjen e autoreve.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tre shqiptarë arrestohen me 1.5 ton marijuanë në portin e Barit

Policia italiane sekuestroinje ngarkese me 1.5 ton marijuana në Bari të Italisë, ...