Do të shkoni në Elbasan për të parë ndeshjen? Policia ka një njoftim të rëndësishëm

elbasan-arenaPolicia u ka bërë me dije tifozëve që duan të shkojnë në Elbasan si dhe të gjithë përdoruesëve të rrugës Elbasan -Tiranë dhe anasjelltas se: Lëvizja me automjet nga Elbasani për në Tiranë nëpërmjet tunelit do të jetë e lirë deri në orën 17.00 të ditës së sotme.

Ndërsa lëvizja nga Tirana për në Elbasan nëpërmjet tunelit do jetë e lirë deri në orën 17.30 po të ditës së sotme. Pas këtij orari sipas kahut të lëvizjes, tuneli do të bllokohet dhe lëvizja do të kryhet nga Durrësi.

Policia e Shtetit bën gjithashtu me dije se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtien e këtij aktiviteti sportiv, me të njëjtin përkushtim e seriozitet si për çdo ndeshje tjetër ndërkombëtare që është zhvilluar në vendin tonë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Emri/ Personi i shumëkërkuar në Itali arrestohet në Fier

Një i ri nga Fieri që kërkohej në Itali për pjesëmarrje në organizata ...