Elbasan, gjobit dhe kërcënon të moshuarën, në pranga 30-vjeçari

Kliko per me shume info

pranga-620x330Një 30-vjeçar arrestohet nga policia pasi akuzohet për gjobëvënie, por gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur edhe drogë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Elbasan. Të dhënat zyrtare tregojnë se është arrestuar shtetasi Lani Ademi, banues në Elbasan, i cili ka kanosur me mjete të forta shtetasen A.E., 60 vjeçe me qëllim që ajo t’i jepte 40.000 lekë.

Grupi hetimor gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”

Kliko per me shume info

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here