Hetimet zbardhin shkakun, ja pse u vra 19-vjeçari nga Elbasani

elbasan-19-vjecariVrasja e mistershme e 19-vjeçarit Gazmend Sllami 2 orë pasi kishte marrë një telefonatë në fshatin Gur i Zi të Elbasanit, e ka një përgjigje. Hetimet e policisë tregojnë se viktima nuk ishte as bari dhe nuk kishte as ara që të shkonte në kodër.

Ky fakt hedh dyshime se i riu ka dalë të takojë dy persona që i ka njohur, prandaj edhe dyshohet se autorët e krimit. Mendohet nga hetuesit se autorët e krimit mund të jenë miq të tij, por jo nga fshati Guri i Zi, por nga fshatrat përreth tij. Policia e Elbasanit ka hetuar në shumë pista, ku mes tyre nuk përjashtohet as një sherr mes adoleshentësh.

Policia ka nisur krehjen e zonës, pasi dyshon se autori ende fshihet mes maleve. Përvec familjarëve, në pyetje janë marrë fqinjë dhe shokë të 19-vjeçarit.

I riu i vrarë mbrëme me plumb në zemër merrej me bujqësi, pasi nuk kishte mundur të vijonte gjimnazin, për shkak të rezultateve të dobëta dhe largësisë së shtëpisë nga shkolla. Edhe pse me arsim 8-vjeçar në fshat e njohin si një djalë të sjellshëm dhe që nuk konfliktohej me njeri.

Edhe familjarët janë të shokuar nga ngjarja dhe thonë me forcë se djali i tyre nuk kishte asnjë konflikt. Më 11 dhjetor ata prisnin të festonin ditëlindjen e të birit, por mjaftoi një telefonatë mesditën e djeshme që djali i dytë i familjes Sllami të mos kthehej më në shtëpi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kërkoi seks me qytetaren, tri vjet burg ish-gjyqtarit të Beratit Shyqyri Cobo

Gjykata e Krimeve te Rënda denoi me tre vite burg ish-gjyqtarin e ...