Ekzekutoi bashkëmoshtararin, flet në gjyq: “Fabjoni më tha se lekët i kishte, por nuk donte të m’i jepte”

UntitledVrasja e Fabjonit nga Vlora nga bashkëmoshtari i tij, nxorri para gjyqit këtë të fundit. Ai tha:  “Fabjoni më tha se lekët i kishte, por nuk donte të m’i jepte”. Gjykata e Vlorës caktoi dje masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ribajn. Të njëjtën masë sigurie, gjykata vendosi edhe për bashkëpunëtorin e tij, Endri Pango. Këta persona akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e lëndëve narkotike”. Para hetuesve të çështjes, Ribaj ka pohuar se motiv i krimit ishte borxhi prej 120 mijë lekësh të reja që viktima i kishte, pasi i kishte shitur një makinë në muajin shtator. Po ashtu, ai ka sqaruar se në momentin që kishte shkuar në banesën e Fabjonit, ky i fundit i kishte kërcënuar ata me armë, por që në të vërtetë diçka e tillë nuk është provuar nga ana e hetuesve.

 

DOSJA E PROKURORISË

Më datë 11.11.2016., rreth orës 11:30 është njoftuar se në fshatin Vranisht të Vlorës, Mario Ribaj ka vrarë me armë zjarri Fabjon Veizajn, banor i fshatit, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të marra. Të dy 23- vjeçarët kanë pasur njohje me njëri-tjetrin, si bashkëfshatarë. Në muajin shtator 2016, Mario Ribaj i ka shitur një automjet të markës “Opel Frontera”, ngjyrë vishnjë, model i vjetër Fabjonit, por nga ana e këtij të fundit nuk është bërë shlyerja e detyrimit financiar. I pyetur në lidhje me ngjarjen, Mario ka treguar se në shtator i ka shitur Fabjonit një makinë për shumën e një milion e dyqind mijë lekëve. Fabjoni nuk i ka paguar paratë, duke i thënë se do ia jepte në fund të muajit shtator. Më pas Mario i ka kërkuar disa herë paratë, por Fabjoni i kishte thënë se ishte pak ngushtë nga ana ekonomike, por do t’i gjente dhe do t’ia jepte.

Mario e ka telefonuar përsëri në datë 10 nëntor dhe i ka kërkuar paratë, por Fabjoni i ka thënë i inatosur se lekët i kishte dhe nuk donte t’ia jepte. Pasi ka marrë këtë përgjigje, Mario i ka thënë se do vinte të merrte makinën. Të nesërmen së bashku me shtetasin Endri Pango kanë vendosur të shkojnë në Vranisht dhe janë nisur nga Vlora rreth orës 09:30 me automjetin e markës “Fiat Punto”, në pronësi të Marios. Pasi kanë mbërritur në Vranisht rreth orës 11:00, kanë shkuar tek shtëpia e Fabjonit, ku ka vënë re qe makina që i kishte shitur Fabjonit, ishte i parkuar përpara shtëpisë së tij. Në oborrin e banesës ndodhej vëllai i Fabjonit, të cilit i ka kërkuar se ku ndodhej Fabjoni.

 

Ai e ka marrë në telefon dhe pas rreth 10 minutash ka ardhur Fabjoni. Sipas Marios, Fabjoni nuk u ka folur fare, por është futur direkt në banesën e tij dhe pas pak ka dalë nga dera kryesore e banesës me një armë zjarri automatike në dorë të drejtuar nga Mario dhe Endriti dhe pasi i ka sharë, ka gjuajtur 2 herë në tokë në drejtim të tyre. Në këtë kohë Klausi dhe Endri i kanë thënë që të hiqte armën. Mario dhe Endri janë futur tek automjeti i tyre për të ikur, kanë ndezur makinën, por Fabjoni u ka dalë para makinës me automatikun drejtuar nga xhami i përparmë i saj dhe ka goditur kofanon e makinës me tytën e automatikut disa herë. Mario ka nisur makinën, ka ikur rreth 10- 15 metra, ka dëgjuar të shtëna arme zjarri që vinin në drejtimin e makinës dhe në ecje e sipër shpjegon të ketë nxjerrë nga thesi armën automatike që kishte me vete dhe me dorën e djathtë ka qëlluar 4-5 herë, por pa menduar drejtimin se ku po qëllonte. Më pas, Mario së bashku me Endri Pangon janë larguar në drejtim të një pylli të vogël, ku kanë fshehur dhe armën e krimit në një shkurre. Pas kërkimeve nga policia ata u arrestuan, ndërsa u sekuestrua arma e krimit, automatik model 56, e kalibrit 7.62 mm, si dhe 72 copë fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm, automjet i markës “Fiat Punto”, me targa AL 082 VS, i përdorur nga autorët. Gjatë kontrollit të banesës së Mario Ribajn në fshatin Vranisht është sekuestruar 90 gramë kanabis sativa për të cilën ai pretendoi se e kishte për përdorim vetjak. Të njëjtat rrethana të faktit rezultojnë edhe nga deklarimet e Endrit Pango.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...