Ekzekutimi Nelgert Patës ende pa autor, lihen të lirë 5 nga 6 të shoqëruarit

1
Kliko per me shume info

nelgert-pataHetimet për vdekjen e Nelgert Patës kanë nisur që nga pasditja e së dielës e deri në orët e vona të mbrëmjes së të hënës. Në këtë hetim janë përfshirë mbi 15 persona të marrë në pyetje nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena dhe Durrësi, por ende nuk është arritur të bëhet i mundur identifikimi i autorëve të ekzekutimit të viktimës.

Po ashtu, u shoqëruan në lidhje me ngjarjen 6 persona, por pesë prej tyre u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.
Në policinë e Fierit tashmë ndodhet vetëm një nga të shoqëruarit, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

HETIMET
Nga kryerja e veprimeve paraprake hetimore ka rezultuar se Nelgert Pata i ruhej një atentati të mundshëm dhe për këtë arsye ai është “shpërngulur” me banim në periferi të qytetit të Fierit. Por, përpjekjet e 34-vjeçarit kësaj here kanë dështuar, pasi dyshohet që atentatorët ta kenë ndjekur nga pas. Këta të fundit, pasi kanë mësuar hotelin ku rrinte Pata, kanë studiuar lëvizjet që kryente ai për të organizuar më pas vrasjen. Sipas burimeve të mësipërme, dyshohet se dy vrasësit kanë pasur edhe një bashkëpunëtor që ka qëndruar përballë hotelit.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here