Ekstradohet bosi i mafias, i akuzuar për 60 vrasje

austri-ekstradimNjë gjykatë austriake ka aprovuar së fundmi ekstradimin e një bosi të mafias ruse, grupi i të cilit është përgjegjës për një numër të madh vrasjesh.

Gjykata rajonale e Vjenës vendosi të dërgojë në Rusi

Aslan Gagiev, i njohur ndryshe si “Dzhako”, për t’u përballur në një proces gjyqësor ku është i pandehur për një seri krimesh.

Ai dyshohet të ketë qenë në krye të një organizate të dhunshme kriminale ruse që konsiderohet përgjegjëse për 60 vrasje të kryera në Moskë dhe në rajonet e Kaukazit të Veriut.

Përpjekja e tretë e ekstradimit u aprovua pas garancive se Gagiev do të ketë një proces të drejtë në Rusi, nën mbikëqyrjen e zyrtarëve austriakë, raporton agjencia e lajmeve ruse “Interfax”.

Përveç akuzës së drejtimit të grupit kriminal, bosi rus akuzohet se ka kryer personalisht 6 vrasje dhe ka plagosur seriozisht 3 persona, kanë deklaruar burime nga policia austriake.

Ai u largua nga Rusia në vitin 2013 dhe në janar 2015 u arrestua nga policia austriake pasi informacioneve të Interpol se ndodhej i fshehur në Vjenë.

Në momentin e arrestimit ai zotëronte një pasaportë bullgare të falsifikuar. Gagiev u lirua në mars të këtij viti nga gjykata kundrejt një garancie prej 100 mijë eurosh, por u urdhërua të mos largohej nga Vjena.

Grupi kriminal i Gagiev dyshohet për vrasjen e disa oficerëve të policisë dhe të zyrtarëve qeveritarë të nivelit të lartë, përfshirë zv.presidentin e rajonit rus të Osetisë Veriore.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

stacion-treni-los-angelos

Kërcënim me bombë në një stacion treni në Los Anxhelos

FBI ka paralajmëruar gjatë ditës së hënë se stacioni i trenit në ...