6 efekte negative dhe 1 pozitiv nëse nuk bëni seks për dy javë

Soft

cifte-seksEdhe pse jemi në një marrëdhënie, ka periudha kur kemi mungesë të marrëdhnieve seksuale. Sipas studimeve, një periudhë prej dy javësh mund të ketë efekte më të rënda për shëndetin dhe jetën e përditshme.

Nivelet e stresit rriten

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas një studimi, meshkujt që bëjnë seks të rregullt janë më të qetë. Gjatë seksit, trupi çliron endorfinë, substanca që reduktojnë stresin dhe të japin një ndjenjë të mirë. Kjo shpjegon pse mendojmë në mënyrë të qetë pas seksit.

Rreziku i ftohjeve apo problemet me stomakun rriten

Endorfina e çliruar gjatë seksit stimulon qelizat e sistemit imunitar, të cilat luftojnë sëmundjen.

Studiuesit kanë identifikuar nivele më të larta të imunoglobulinave A, substancë që na mbron nga infeksionet te njerëzit që kanë marrëdhënie seksuale rregullisht.

Marrëdhënia do të vuajë

Nëse jeni vetëm, kjo nuk vlen për ju. Por nëse ju jeni në një marrëdhënie, një periudhë prej dy javësh pa seks do të ketë efekte negative, veçanërisht në qoftë se flini në të njëjtin shtrat me partnerin.

Gratë do të vuajnë më shumë nga depresioni

Një studim i fundit tregon se femrat bien në depresion kur nuk kanë marrëdhënie seksuale për një periudhë të gjatë kohore. Studime të tjera kanë gjetur se sperma përmban hormonet që ndikojnë në humor, e cila mund të zvogëlojë depresionin, të tilla si estrogjeni, testosterone dhe komponimet e tjera.

Mungesë në djegien e kalorive

Çdo formë e aktivitetit seksual rrit normat e zemrës, duke djegur kalori. Një orë e puthjeve djeg 68 kalori, gjatë një ore seks mund të djegim 150 deri 360 kalori. Nëse kemi parasysh se një çift bën dashuri mesatarisht katër herë në javë, kjo do të thotë 1.200 kalori “të konsumuara”.

Dhimbja e kokës do të jetë e padurueshme

Seksi rrit prodhimin e oksitocinës, i quajtur hormoni i dashurisë.

Infeksionet urinare janë të rralla.

Ky është efekti i vetëm pozitiv i mungesës së marrëdhënieve seksuale. Studiuesit zbuluan se rreth 80% e infeksioneve të traktit urinar ndodhin në më pak se 24 orë pas raportit seksual./Psikologjia/

ME TE LEXUARAT