Edukatorja dhunon barbarisht të miturën, publikohet videoja

Rastet e dhunës në institucionet parashkollore janë të njohura, ndonëse të tmerrshme e të papranueshme. Këtë herë, një vajzë e mitur vetëm 9 muajshe ka rënë pre e dhunës së një edukatoreje në Indi.

Prindërit e Ruchita dhe Rajat Sinha e kishin çuar vajzën e tyre Ritisha në një çerdhe në Kharghar në Mumbai, më 21 Nëntor. Kjo ishte hera e parë që e linin të voglën vetëm, por ata u ngushëlluan me faktin se fëmija tyre ishte i sigurtë pasi ambienti vëzhgohej nga kamerat.

Megjithatë, kur shkoi për të marrë të bijën, Ruchita u tmerrua kur pa shenjat e nxira tek sytë e saj. Nënë iu tha se Ritisha ishte rrëzuar dhe ishte vrarë teksa po luante. Kur po i ndërronte rrobat në shtëpi, nëna e re pa më shumë shenja në kurrizin e bijës dhe pas veshëve.

Ata e çuan të voglën tek mjeku, i cili zbuloi se ajo kishte pësuar fraktura në kafkë dhe kishte mpiksje gjaku për shkak të dhunës. Prindërit shkuan menjëherë tek çerdhja dhe kërkuan pamjet e kamerave të sigurisë.

“Nuk mund t’i besonim syve, ajo që pamë nuk ishte njerëzore. Edukatorja po e godiste vajzën me shpulla dhe po e hidhtë përtokë në dysheme”, tha e tmerruar nëna e saj.

Edukatorja 39 – vjeçare Afsana Shaikh dhe pronarja e çerdhes u vunë në pranga nga autoritetet pak orë pasi prindërit panë këto pamje tronditëse.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Jetët tona janë në rrezik”, çfarë po paralajmëron Hillary Clinton

Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka quajtur “lajmet e ...