“Komisari i hekurt” Koseni: Në 1997 shkoja në shtëpi një herë në muaj, do punoj ku të më emërojnë

edmond-koseni“Nuk kam pasur kurrë përkrahje politike dhe në vitin 1997 kam luftuar krimin, ka pasur raste që në shtëpi kam shkuar dhe 1 herë në muaj, ndaj sot jam i gatshëm të shërbejë kudo që do më caktojnë”.

Ishin këto fjalët e para të Edmond Kosenit, i cilësuar si “komisari i hekurt” që pas 11 viteve këtë të premte fitoi betejën ligjore për t’u rikthyer në detyrë në të njëjtin pozicion e gradë që ka mbajtur deri në vitin 2005, vit kur u pezullua për shkelje ligjore e dhunë ndaj personit.

Koseni fitoi sot të gjitha betejat ligjore me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, duke i detyruar këto institucione ta sistemojnë në punë dhe t’i kthejnë pagat mujore për 11 vitet e lëna pa punë.

Sot Gjykata e Tiranës nxori një urdhër ekzekutimi për kthimin në detyrë të Edmond Kosenit me gradën që ka patur para pezullimit në vitin 2005.

Ka qenë gjyqtarja Teuta Hoxha që ka nxjerrë urdhër ekzekutimi për rikthimin e Kosenit në detyrë dhe dëshmpërblimin me pagat e 11 viteve për “Komisarin e ‘Hekurt’.

Urdhri i ekzekutimit detyron Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, për ta sistemuar Kosenin në punë dhe për t’i paguar detyrimet financiare që lidhen nga data 1 dhjetor 2015 e deri në momentin e ekzekutimit të vendimit të gjykatës.

Flet Koseni: S’kam perkrahje politike, fitova me djerse!
Vetë Edmond Koseni i pranishëm në seancën e urdhër ekzekutimit i pyetur nga ReportTv u shpreh se nga sot është i gatshëm të shërbejë në polici ku ta caktojnë. Ai theksoi se shpreson që ministri Tahiri dhe drejtori i policisë Haki Cako ta pranojnë në polici dhe të respektojnë vendimin. Duke u ndalur tek pezullimi i tij i një dekade më parë Koseni sqaroi se ka qenë i padrejtë çka u provua dhe nga kalvari i gjyqësor që në fund e shpalli atë të pafajshëm. Ai nuk fsheh simpatine per Policine aktuale shqiptare, duke u shprehur se kjo Polici është e aftë të jetë ne nivelet e policise amerikane e gjermane.

Zoti Koseni, sapo keni marrë urdhër-ekzekutimin në favor tuaj, sot çfarë prisni, përveç dëmshpërblimit?
Vendin e punës, është shumë i rëndësishëm vendi i punës, meqë kemi bërë një kalvar të gjatë gjyqesh, duke u nisur nga gjyqi penal që nisi ndaj meje për shkak të një procedimi penal ku jam akuzuar për torturë në bashkëpunim, kur torturë në bashkëpunim nuk bëjnë oficerat, s’kanë si të bëjnë dhe tortura në bashkëpunim ka mjetet e veta dhe ambientet e veta. Unë personin nuk e kam prek me dorë fare, nuk e kam prek, ta jap të garantime. Është vërtetuar gjithë dëshmitë, me doktora me policë, mëgjithë çkanë qenë të gjithë, çfarë kanë qenë të gjithë kanë vërtetua se unë nuk kam prek me dorë njeri se kam qenë në një konkurs bukurie në Universitetin e Elbasanit, kam qenë kryetar komisioni, kur dola ka dalë urdhër-arresti. Tashti ju binda shtetit, thanë që jam arratis, s’jam arratis asnjëherë, se s’kam bo asnjë gjo, nuk kam vjedh asnjë gjo, s’i kam pi asnjë kafe asnjonit, kam bërë detyrën në mënyrë të përkryme. Përkrahje politike nuk kam pas. Kam qenë i detyruar të çaj vetë, ta bëj punën vetë. Puna është drejtu në bazë të rregullores së Policisë së Shtetit që në atë kohë ka qenë rregullorja e Forcave të Armatosura. Por është bërë një punë e papame në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. E mora me kriminalitet të lartë dhe e çova gati me kriminalitet zero. Nuk i meritoja këto gjëra, por ja që ndodhën. Tani unë kërkoj të drejtën time, të punës sime, jo më shumë se vendin e punës dhe ato që kam pa marrë sepse kam punuar në kompani private për të ushqyer familjen time.

Ju do të riktheheni në të njëjtën gradë që keni pasur?
Grada ime ka qenë Kolonel, po ta kthesh në gradë policore e kthen në gradë tjetër. Po gradën kolonel unë e kam fituar jo nga mosha, por më është dhënë grada në moshën 27 vjeç për punë të shkëlqyer dhe për rezultate jashtëzakonisht të larta pasi kam punuar në vende të rrezikshme si në Peqin, 2 ditë pati ’97 aty dhe më pas Tepelenë, Lushnje dhe në Elbasan. Dhe nuk e meritoja gjithë këtë, por ja që ndodhin.

Nëse institucionet të rikthejnë në detyrë, ku do të dëshironit ju të shërbenit, ushtarak apo oficer policie?
Unë du me gradën time ku të më caktojë shteti unë zbatoj urdhrin.

Do të ishit i gatshëm të shkonit kudo?
Kudo ku të më urdhërojë ministri apo kushdo tjetër, Drejtori i Policisë unë do bëj detyrën.

Po nëqoftëse urdhri i Gjykatës do të refuzohet, me shkak apo pa shkak ju kujt do i drejtoheni? Pasi nga sot ju me vendim gjykate duhet të visheni me uniformë…
Kjo nuk është e mundur, por për këtë pjesë i takon avokatit të flasë. Megjithatë për këtë pjesë i takon avokatit të flasë…

Një apel për ministrin e Brendshëm?
Kërkoj atë që meritoj, pagat e mia që më janë mbajtur padrejtësisht. Nuk kërkoj më tepër se cfarë më takon. Dua djersën time

Nga sot je Komisar Koseni?
Nuk bëhet fjalë, edhe po të hyj unë do i shërbej qytetarëve dhe popullit tim, tek unë nuk do shihni asnjë fije korrupsioni. Gabime kemi bo, por gabimet nuk dënohen. Por faj nuk kam bo. Që në dosjen time, në Ersekë, në degën e brendshme dhe kam qenë vetëm 24 vjeç dhe që atë kohë nuk më është tërhequr vërejtje sepse nuk kam bërë asnjë shkelje.

Meqë jeni profesionist i fushës, si është situata e rendit sot? Përballja e përdishme e policisë, ka nevojë për ndërhyrje? Ka nevojë për ndryshime? Ka një debat për kanabisin…
Për këtë nuk do flas, por ju them se jam në krahun e Policisë. E di vetë që kam hequr 4 vite të vështira në vitin 1997 dhe 1 herë në muaj shkoja në shtëpi. Por punonjësi i policisë ka punë të vështirë, niset në mëngjes dhe ndodh që nuk shkon më në shtëpi në darkë. Unë i përgëzoj punonjësit e Policisë, duhet mbështetje maksimale për ta, u them të jenë të ndershëm e të drejtë me njerëzit. Sepse kemi mundësi ta bëjmë policinë shqiptare sic e ka Amerika apo Gjermani. Vetëm të jesh i ndershëm, të punosh rregullisht, të studiosh, të jesh specialist tek policia kriminale sepse ajo zbulon vrasjet. Por policia jonë ka mundësi të jetë në krye të policive të botës. Kemi talente dhe ju mediat duhet ti përkrahni sepse marrin kurajo.report-tv

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

2 comments

  1. SUKSESE NE JETE ME RILINDJEN

  2. e komisar sa ishe ne fik te kishin tmerr hahah tani ke ren nga fiku vitet kan ber te veten , leku po esht shtrengu , keshtu qe nuk jan gjeret sic i ke len , gjithesesi ti vazhdo po te mori njeri ne pune

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...