E pabesueshme, kombëtarja e Izraelit stërvitet në katin e 23 të hotelit

kombetarja-izraeliSupermasat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri – Izrael e kanë bërë të vetën. Kombetarja e Izraelit ka kryer nje veprim te pazakonte duke u stervitur me gjithe ekipin ne katin e 23 te hotelit ku eshte vendosur ne pritje te ndeshjes me Shqiperine.

Trupat Renea dhe FNSH janë pozicionuar rreth stadiumit Elbasan Arena më shumë se 24 orë më parë. Policia vendase ka patrulluar vazhdimisht në rrugë dhe rrugica të qytetit. Pritet që deri në mbrëmje numri i uniformave blu në Elbasan të arrijë deri në 2000.

Ekstremiteti i masave është kërkuar më së shumti nga agjentët e sigurisë së Mossad që shoqërojnë kombëtaren izraelite. Hoteli ku po qëndron ekipi ruhet ende nga personeli i policisë së shtetit i armatosur rëndë.

Një ditë më parë u pretendua se Mossad i ka detyruar futbollistët që të mos zbresin as në hollin e hotelit. Kështu që paraditen e sotme izraelitët janë shtrënguar të kryejnë ushtrime në katin e 23 të ndërtetës ku janë akomoduar.

Kjo foto e publikuar nga federata izraelite e futollit me diciturën: Ekipi kombëtar i Izraelit. Kjo është stërvitja e mbajtur me lart se asnjëherë tjetër. Kati 23, Tirana, me një pamje mahnitëse dhe shi.

Përfaqësuesja e Izraelit do të udhëtojë pasdite në Elbasan nëpërmjet tunelit qe lidh Elbasanin me kryeqytetin, ne te cilin do te bllokohet (prej 30 minutash ka ndodhur) kalimi per qytetaret. Krejt rruga do të bllokohet deri në kthimin e tyre në Tiranë pas ndeshjes.

izraeli2016

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tre shqiptarë arrestohen me 1.5 ton marijuanë në portin e Barit

Policia italiane sekuestroinje ngarkese me 1.5 ton marijuana në Bari të Italisë, ...