Zbulohet e shkuara e hidhur e të dashurës së përfolur të Princ Harry

Showbiz

edashura-princitAktorja amerikane, e cila përflitet se ka nisur një romancë të re me Princ Harry, ka qenë në qendër të mediave rozë mbrëmjen e kaluar për shkak të një përçarjeje familjare.

Meghan Markle 35-vjeçe është akuzuar nga motra se saj nga babai, Samantha Grant se si ka refuzuar të ndihmojë familjen, e cila ka falimentuar prej kohësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grant ka thënë se nipi i Mbretëreshës do të habitet nga ato që ajo ka bërë. 51-vjeçarja pretendon se Meghan gjithmonë ka dashur të jetë një princeshë dhe se ka qenë një narciziste dhe egoiste.

“Familja Mbretërore do të habitet me ato çfarë ajo i ka bërë familjes. E vërteta do t’i japë fund marrëdhënies së saj me Princ Harry, ai nuk do dëshiroj të vazhdojë me të”, ka thënë Grant

ME TE LEXUARAT