Dy shqiptarët e vrarë në Itali ishin kushërinj, del në skenë një pistë e re

Aktualitet

vrasja-itali-lleshajDy shqiptarët e ekzekutuar me 10 plumba në Itali në automjetin e tyre ishin kushërinj.

Policia italiane përvec pistës së trafikut të drogës, dhe prostitucionit tashmë po heton dhe atë të gjakmarrjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia italiane dha edhe sot detaje të reja në lidhje me atentatin ku mbetën të vrarë dy shtetas shqiptarë në periferinë e Milanos mbrëmjen e së enjtes.

Behet me dije se Agron dhe Alban Lleshaj u qëlluan nga të paktën 10 plumba. Nga policia shtë saktësuar se ata nuk janë vëllezër, siç u tha fillimisht nga mediat italiane, por kushërinj.

Viktimat ishin të paarmatosur dhe po udhëtonin me një automjet “Volksvagen Polo”, ngjyrë gri. Nga ekspertiza rezultoi se plumbat i kanë marrë jetën fillimisht Albanit, i cili ishte në vendin e pasagjerit, ndërsa më pas është vrarë Agroni.

Në përpjekje për t’iu shpëtuar vrasësve, automjeti i kushërinjve është përplasur me disa automjete në zonë, ndërsa ndjekja e atentatorëve ka zgjatur për 500 metra.

“Ishte pikërisht ora 22: 54 minuta kur unë dëgjova zhurmën dhe mendova se kishte ndodhur aksident. Kur dola dëgjova një djalë të ri në vendin e shoferit që i binte xhamit me dorë dhe bërtiste “ndihmë”. Ne u përpoqëm ta ndihmonim, por nuk patën sukses. Pastaj pashë vrima plumbash në anën e makinës dhe e kuptuan se nuk ishte një aksident”, tregoi një banor i zonës për mediat italiane.

Në zonën ku banonin viktimat, fqinjët i tregojnë si njerëz miqësorë dhe të rregullt në pagesën e qerasë. Nga kontrolli në banesën e tyre policia zbuloi se ata mbanin armë, gjë që ka shtuar dyshimet se shkaku i vrasjes mund të ketë qenë një prishje e pazarit për drogën.

Shtetasit shqiptare Agron dhe Alban Lleshaj kishin lindur në Rrëshen. Por, para se të shkonin në Itali ata jetonin në Lezhë. Përveç trafikut të drogës pista e dytë është ajo e gjakmarrjes.

Për këtë pistë nuk ka shumë detaje. Policia italiabne gjithashtu bëri të ditur se disa ditë më parë është arrestuar një shtetas shqiptar i akuzuar për trafik droge e që rezulton të jetë i afërm i viktimave.

ME TE LEXUARAT