Intervistohet nga dy fëmijë shqiptarë, Ibrahimoviç: ”Intervista më e bukur që kam dhënë”(Foto)

ibrahimovicËndrra në sirtar e dy fëmijëve shqiptar realizohet një ditë më parë. Dy djemtë, Arbnori dhe Shenasia të cilët jetojnë në Suedi arritën të realizonin një intervistë ekskluzive me Zlatan Ibrahimoviç, një prej yjeve të futbollit botëror. Fillimet e tyre për këtë takim nisën nga shkrimi Shenasit. Mësohet se fëmija shkroi për yllin suedez të Mançester në gazetën “Svenska Dagbladet Junior”, ku tregoi vitet e para të futbollistit në Rosegard. Më pas ata ia dolën mbanë të bënin intervistën.
Dy djemtë ishin të entuziazmuar para se të hynin në sallë, ku Ibra lexoi fillimisht artikullin që kishin përgatitur ata për Evropianin. Intervista e shumëpritur filloi, dhe përveç pyetjeve ata shkëputën dhe disa batuta interesantë nga lojtari.
“Për mua gjëja më e vështirë është të vrapoj, por duhet. Preferoj edhe të luaj në sulm, ndërsa të mbroj nuk ndjehem edhe aq mirë. Argëtohuni me futbollin. Nëse dikush ju mërzit, atëherë kalojani topin mes këmbëve ose driblojeni. Futbolli është argëtim, apo jo?”, ishin fjalët e sulmuesit suedez.
I pyetur me kë vrapon në stërvitje, Ibra nuk kurseu thumbimet. “Me të ndryshëm, nga Mkhitaryian te Rooney. Pogba? Disa herë. Por ai është gjithmonë vonë, mbetet në fund të rreshtit. Varet, nëse janë me fat, mund të vrapojnë përkrah meje”, tha ai.Në përfundim të intervistës, lojtari suedez komplimentoi djemtë, dhe e cilësoi këtë intervistë si më të bukurën që kishte dhënë në 10 vitet e fundit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

masakruan-gjyqtarin

‘’Masakruan’’ gjyqtarin shqiptar, skuadra italiane pezullohet për 29 vite

Një skuadër e futbollit amator italian në qytetin e Ankonas, Colle 2006, ...