Durrës, 36-vjeçarja vetëvritet 10 ditë pas vdekjes së bashkëshortit

policia-durresNuk e përballoi dot vdekjen e të shoqit, vetëvritet me armë zjarri 36- vjeçarja. Sipas Policisë, nëna e dy fëmijëve i dha fund jetës me çiften e vëllait, dhjetë ditë pasi humbi bashkëshortin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 të së shtunës, ku policia bëri të ditur se shtetasja me inicialet A.T., 36 vjeçe, banuese në Durrës, ka qëlluar veten me armë gjahu tip çifte dhe ka humbur jetën pak minuta më vonë.

Sipas Policisë, ajo e ka kryer aktin në gjendje të rënduar psikologjike në shtëpinë e prindërve të saj. Pak pas mesnate, ajo ka marrë armën dhe ka qëlluar veten. Familjarët kanë tentuar ta nisin me urgjencë për në spital, por pa mbërritur në duart e bluzave të bardha, 36-vjeçarja ndërroi jetë. Policia bën me dije se nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se shkak i këtij vetëflijimi ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës. 36-vjeçarja kishte humbur bashkëshortin (vdekje natyrale) dhjetë ditë më parë dhe po kalonte momente të vështira emocionale.

Ajo vuante edhe nga sëmundja e epilepsisë, çka e kishte ngarkuar më shumë atë psikologjikisht për shkak të pamundësisë për t’u kuruar. Pas vdekjes së bashkëshortit, 36-vjeçarja u kthye të shtunën në shtëpinë e prindërve me dy fëmijët e saj, 14 dhe 15-vjeçarë, sepse për shkak të gjendjes shëndetësore, e ka pasur të pamundur të përballonte jetën me dy fëmijët. Sipas dëshmisë së dhënë nga familjarët në Polici, gjendja e saj psikologjike ishte rënduar shumë kohët e fundit, sidomos pas vdekjes së të shoqit, i cili humbi jetën rreth dhjetë ditë më parë nga shkaqe natyrale. Nëna e dy fëmijëve është gjendur e pafuqishme për të përballuar jetën e vetme me dy fëmijët e saj, ndaj edhe kreu aktin e vetëvrasjes me armë zjarri.

Ajo ishte e papunë dhe të vetmen të ardhur për familjen e siguronte bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu nuk kishte një punë stabël. Arma me të cilën u krye vepra penale u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që kjo çështje i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqë- sor Durrës për veprën penale “shkaktimi i vetëvrasjes”. Policia nuk bëri të ditur nëse do të ketë persona të arrestuar, në qoftë se arma në banesë rezulton të ketë qenë pa leje. /Panorama

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...