Tritol nëndrejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, 20 persona në polici

Kliko per me shume info

nendrejtori-2016
Shoqërohen 20 persona në policinë e Durrësit në lidhje me shpërthimin në makinën e nëndrejtorit të ALUIZNI-t në këtë qytet, Gerti Aleksi, që rezulton i afërm i kreut të bashkisë Durrës.

Automjeti në pronësi të A.S, por që përdorej nga Gerti Aleksi, shpërtheu pranë Universitetit të Durrësit.

Kliko per me shume info

Numri prej 20 personash të shoqëruar u dërgua në polici me dyshimets e mund të kenë dijeni për ngjarjen.

POlicia ka thënë se pista kryesore ku po hetohet është ajo e shpërthimit për shkak të detyrës së zyrtarit vendor.

Ngjarja
Një automjet ka shpërthyer pasditen e sotme në sheshin “Taulantia” në Durrës, si pasoje e vendosjes se eksplozivit.

Makina eshte ne pronesi te shtetasit Gerti Aleksi, zv.drejtor i ALUIZNI-t ne qytetin e Durresit.

Nga të dhënat e para dyshohet se automjetit tip “Land Rover” i është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse ne pjesen e perparme.

Deklarata e policise:
Më datë 14.11.2016, rreth orës 18:15, në lagjen Nr.1 dyshohet se kanë vendosur një sasi të vogël lënde ekslozive në pjesën e përparme të mjetit tip Fuoristradë me targa AA 780 OL.

Mjeti ka qenë i parkuar. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here