Durrës, i dehuri plagos me thikë komshiun, bie në pranga

policia-durresNjë 30-vjeçar është plagosur nga komshiu i tij ne Durres. Policia ka thene se ngjarja ndodhi ditën e djeshme kur shtetasi Xhelal Babura 51-vjeçar, është plagosur nga komshiu i tij.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku Xhelal Babura 51 vjeç pas një konflikti ka qëlluar më thikë në gjendje të dehur shtetasin D.B.
Deklarata e policise:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhelal Babura 51 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 10.11.2016, në lagjen Nr.18, Durrës, shtetasit Xhelal Babura dhe D.B.(komshinj)nën efektin e alkoolit dhe pas një konflikti çasti Babura ka goditur me thikë në krah dhe në gjoks, shtetasin D.B. 30 vjeç.
Efektivat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Plagosja e rëndë me dashje “parashikuar në nenin 88 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...