Zgjedhjet në Kolonjë, Duka akuzon Ramën: Po bën presion për votën

Politikë

AGRON DUKAEdhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore për kreun e ri të Bashkisë së Kolonjës. Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka akuzuar Ramën për cënim të fushatës elektorale.

Duka shprehet se punonjësit po ndihen të kërcënuar pasi PS po imponon me cdo kusht monitorimin e votës.

“Punonjës të administratës publike kryesisht në qytetet Ersekë dhe Leskovik, po ndihen të kërcënuar, teksa Partia Socialiste po i imponon që me çdo kusht, t’u monitorojnë votën, duke urdhëruar që të votojnë me shenja apo simbole të veçanta në fletët e votimit”, u shpreh Duka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duka shtoi se qeveria duhet të ndalë forcën e pushtetit dhe të mos urdhërojë drejtorët rajonalë që të bëjnë fushatë në Kolonjë.

ME TE LEXUARAT