Dua Lipa për Shqipërinë, ja çfarë ka menduar ajo…

22
Kliko per me shume info

dualipaaFondacioni “Aksioni për nëna dhe fëmijë” në Prishtinë do të organizojë një mbrëmje bamirësie në SHBA, duke qenë se shumë shqiptarë, të cilët janë të suksesshëm dhe kanë ngritur sipërmarrje të fuqishme, janë prej vitesh rezidentë në Amerikë.
Kësaj feste të madhe i është bashkuar edhe Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare që po korr sukses kudo në botë. Vetë Lipa, në koncertin e mbajtur në Prishtinë më parë, lajmëroi se ajo ka hapur një fondacion “Sunny Hill”, që do të ketë në objektivat e veta ndihmat për fëmijët e Kosovës.
Pjesë e kësaj feste do të jenë edhe personalitete nga të dyja vendet, si nga Kosova ashtu edhe nga SHBA-ja: Richard Lukaj, Bekim Ahmetaj, Haki Abazi, Fadil Berisha etj.
Të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë për shpëtimin e jetëve të fëmijëve dhe nënave në Kosovë, për t’u siguruar atyre vizita mjekësore, si dhe paketa për të ndjekur probleme të ndryshme mjekësore.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here