EMRAT/ Arrestohen 6 të rinj, shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Tiranës

tirane-policiaGjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se shprërndanin drogë në disa zona të Tiranës.

Këta shtetas akuzohen për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, ndërkohë Policia ka publikuar edhe emrat e tyre.
EMRAT:
• Romeo Korollari, 26 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.
• Rigert Shani, 29 vjeç, banues në Tiranë.
• Bledi Shytaj, 28 vjeç, banues në Tiranë.
•Ani Pushaj, 20 vjeç, banues në Tiranë.
•Alket Zela ,18 vjeç, banues në Tiranë.
•Aleko Lika,20 vjeç, banues në Tiranë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se shtetasit e mësipërm shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë dhe Cannabis Sattiva, në zona të ndryshme të Tiranës, si në Kombinat, zona e Liqenit Artificial, Sheshi Nënë Tereza, Pallati i Kulturës.
U organizuan shërbimet policore dhe u realizua kapja në flagrancë e tyre. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...