Tentuan të fusnin drogë në “Elbasan Arena”, arrestohen 4 tifozë

pranga-620x3304 persona kanë rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi kanë tentuar të fusin në stadium sasi të ndryshme droge.

Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit me iniciale V.H 24 vjeç nga Prizreni, D.D 20 vjeç nga Skrapari, D.SH 30 vjeç nga Gjakova dhe F.V 25 vjeç nga Fieri.

Këtyre personave, gjatë kontrollit për tu futur në stadium, u është gjetur në pjesë të trupit dhe rroba sasi kanabisi nga 0.5 deri në 2 gramë, të vendosura në qeska.

NJOFTIMI
Më datë 13.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin V.H vjeç 24, banues në Prizren, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 12.11.2016, në stadiumin “Elbasan Arena”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.D vjeç 20 banues në Skrapar, pasi dyshohet se më datë 12.11.2016, në stadiumin “Elbasan Arena”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 0.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin DH.SH vjeç 36, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 12.11.2016, në stadiumin “Elbasan Arena”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 0.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.V, vjeç 25, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 12.11.2016, në stadiumin “Elbasan Arena”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...