Drogë në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë, arrestohet një person

autobusNjë sasi droge është kapur në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë dhe një shqiptar është arrestuar.

Policia e Kosovës njofton se janë gjetur katër paketime, të kamufluara me rroba, marijuanë, një sasi prej 1.6 kilogramësh.

“Gjatë hyrjes për në Kosovë të autobusit të linjës Tiranë – Prishtinë oficerët doganorë gjatë kontrollit të udhëtarëve gjetën të kamufluara me rroba katër paketime me substancë narkotike.
Sasia e lëndës narkotike ishte saktësisht 1660 gram (1 kilogram e 660 gram) 4 qese (paketime)”, thotë Policia e Kosovës

Më tej thuhet se personi i dyshuar (shtetas i Republikës së Shqipërisë) është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës, gjithashtu lënda narkotike dhe komplet rasti i është dorëzuar policisë për procedim të mëtejshëm.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vrau shqiptarin e plagosi një tjetër, jepet dënimi pas 20 vitesh për 37-vjeçarin

Një kurd 37-vjeçar është dënuar me katër vjet e tre muaj burg, ...