Drejt kufirit malazez me 85.5 kg, trafikantët i ikin policisë

kanabissNje sasi droge prej 85.5 kilogramë kanabis është sekuestruar nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët të Shkodrës.

Burimet e policise kane bërë të ditur se në faqen e malit në zonën e Grabomit të Kelmend, gjithashtu dhe në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, Koplik, Malësi e Madhe, Policia Kufitare kakonstatuar 3 persona, të cilët lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

Efektivët e policisë u vunë menjëherë në ndjekje të tyre, por për shkak të terrenit të thyer malor dhe kushteve atmosferike jo të favorshme nuk kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre.

Nga kontrrolli i ushtruar dhe krehja e zonës përreth u gjetën 3 thasë me një sasi prej 85.5 kilogramë kanabis. Policia thotë se vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve përgjegjës, të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...