Greqi, trafikantëve shqiptarë u sekuestrohet 1.5 milionë euro kokainë

droge-greqiPolicia greke ka sekuestruar një sasi droge prej 29 kg kokainë me vlerë 1.5 milionë euro.

Droga është sekuestruar në një kamion frigoriferik, brenda një valixheje.

Lenda narkotike ishte trafikuar nga Holanda për në Greqi, ndërsa u sekuestruar në portin e Patras.

Dy shoferë janë arrestuar nga policia. Sipas mediave greke, ata punonin për llogari të tre shqiptarëve, njëri prej të cilëve i njohur me emrin Fabio, për të cilin po punohet për arrestimin.

Cifti i shqiptarëve është i arrestuar nga policia. Policia ka zbuluar metodologjinë e funksionimit të organizatës kriminale, strukturën, rolet e tyre hierarkike, krijimin e infrastrukturës, importin, transportin, zonën e fshehjes së drogës, laboratorët dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me organizimin e trafikut.

Grupi sekuestronte sasi të mëdha të trafikut, duke i sjellë përfitime të shumta.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vrau shqiptarin e plagosi një tjetër, jepet dënimi pas 20 vitesh për 37-vjeçarin

Një kurd 37-vjeçar është dënuar me katër vjet e tre muaj burg, ...