Kapen 420 kg droge ne Fier, arrestohet transportuesi

Kliko per me shume info

drogaaaPolicia e Fierit sekuestron 402 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Kliko per me shume info

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Eltion Lama, 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës së djeshme, në rrugën nacionale , është bërë ndalimi i automjetit tip furgon (mallrash) Opel Vivaro, dhe nga kontrolli i ushtruar brenda në furgon janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 402 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve” i mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 283/1, 283/a e 22 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here