Shisnin drogë në dyqanin e maskave të "Halloween", bien në pranga 3 persona

Bota

halloweeniPolicia e Italisë njofton se ka arrestuar 3 persona, pasi në dyqanin e tyre është gjetur një sasi  2.5 kilogramë drogë.

Këta persona përdornin dyqanin për maska të "Halloween" si maskim për të shitur drogën e llojit marijuanë shkruan LajmiFundit.al.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes të arrestuarve është edhe një shtetas shqiptar me iniciale F.X 34 vjeç si dhe çifti Italian Mauro Lucchetti, 53 vjeç, bashkëshortja e tij.

Sipas të dhënave çifti Italian i arrestuar brenda dyqanit kishte laborator droge dhe sipas mediave italiane shqiptari ishte furnizuesi i tyre.

Mësohet se në dyqan janë gjetur rreth 2.5 kile marijuanë e ndarë në doza.

ME TE LEXUARAT