Kapen 700 kilogramë drogë në portin e Durrësit, një person në kërkim

porti-durresNje sasi droge prej 700 kilograme kanabis eshte bllokuar ne portin e Durresit.

Lajmi u be me dije nga policia e cila theksoi se Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Drejtorinë e Anti-kontrabandës sekuestrojnë 700 kg Cannabis Sattiva.

Gjate aksionit, eshte vendosur te shpallet në kërkim një shtetas.

Burimet zyrtare thane se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Drejtorinë e Anti-Kontrabandës në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë sekuestruar rreth 700 kg Cannabis Sattiva dhe shpallur në kërkim shtetasin K.Z.51 vjeç, banues në Shkodër.

Më datë 27.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion Iveko me targa AA 475 LO që drejtohej nga shtetasi L.S. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 497 pako me peshë rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

PAMJET/ I shtyp treni, dy shqiptarë vdesin tragjikisht në Itali

Dy emigrante shqiptarë kanë humbur jetën të enjten pasdite në një aksident ...