Kapen 26 kg droge ne portin e Durresit, arrestohet transportuesi

kanabissPolicia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët sekuestrojnë 26 kilogram lende narkotike.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë sekuestruar rreth 26 kg marjuanë dhe arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Bajram Myftaraj 23 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi I tij u bë pasi:

Më datë 11.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip Renault  me targa AA 277 PF që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 94 pako me peshë rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin  283/a, 22 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për ...