Kapen në Brindizi 400 kilogramë drogë, arrestohet transportuesi nga Vlora

Aktualitet

polici-kanabisNje sasi e konsiderueshme prej 400 kilogramë kanabis e mbërritur nga Shqipëria është sekuestruar në Brindisi të Italisë.

Aksioni është kryer Guardia Di Finanza në qytezën e San Pietro Vernotico dhe në pranga kanë rënë dy persona, një shqiptar dhe një italian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ANSA raporton se ndaj tyre rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike. Lenda narkotike u zbulua në shtëpinë e Luca Sabetta, 37 – vjeç, tregtar ambulant i kërmijve.

Në kuadër të këtij operacioni u prangos dhe shqiptari Vezdhan Braimhaj, 48 – vjeçar nga Vlora i cili po drejtonte një kamion që u kontrollua pranë shtëpisë së italianit.

Një pjesë e lëndës narkotike, 248 kilogramë ishte e vendosur në fundin e dyfishtë të një kamioncine. Ndërsa 138 kilogramë u gjetën në banesën e shtetasit italian.

Droga dyshohet se kishte mbërritur në Itali me gomone nëpërmjet kanalit të Otrantos. Po hetohet nga origjina e drogës, koha e trafikimit të saj dhe mënyra se si ajo do të shperndahej në tregun italian.

ME TE LEXUARAT