
Një shqiptar është arrestuar nga Policia italiane në Brindisi, pasi në kamionin me të cilin udhëtonte u gjetën 400 kg marijuanë,
Lidhur me këtë ngjarje, policia njofton se është arrestuar edhe një shtetas italian.
Në pranga ka përfunduar Luka Sabetta, 37 vjeç dhe shqiptari Vezdhan Braimhaj, 48-vjeçar nga Vlora.
Policia italiane thotë se droga është “Made in Albania” dhe ishte futur në Itali nga kanali i Otrantos.
Autoritetet italiane po hetojnë për trafikantët e tjerë që mund të kenë lidhje me këtë rast./LajmiFundit.al/