Droga në Rrëshen, ja kush është pronari i magazinës (Foto)

111Operacioninë Rrëshen-Mirditë që çoi në arrestimin e 22 personave dhe procedimin e 9 grave të punësuara në magazinë për përpunimin e kanabisit,  ende në kërkim të  pronarit të magazinës. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit deklarojnë se ai është biznesmeni Kastriot Reçi, 44 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, i cili është pronar edhe i një medie lokale.

Mediat, menjëherë pas lajmit për zbulimin e magazinës së drogës në vendin e quajtur ish-grumbullimi në Rrëshen, mediat zbuluan emrin e Reçit, si personi që fshihej pas drogës duke aluduar edhe për lidhje të tijat me persona me pushtet.

Mbrëmjen e djeshme vetë Kastriot Reçi ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale ku përshëndet mediat dhe portalet me vargjet e një poeti mirditor, ku ndër të tjera shkruhet “Do ta mbjellim tokën pisha dhe selvia”.

“Përshëndes të gjitha mediat dhe portalet me këto vargje te mrekullueshme te poetit mirditor Fran Laska.

Do ta mbjellim tokën
pisha dhe selvia
se s’ka vend ma t’bukur
se kjo Shqipëria
O moj toka jone
toka e vendlindjes
e amël si mjalta
si germat e shqipes
ti na dhuron bukën
si buka shqiptare
dheu ynë i dashtun
i vendlindjes madhe…”.

Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë biznesmeni, i cili tashmë është në kërkim nga policia për pronësinë e magazinës ku u gjet një sasi e madhe hashashi, por lihet të kuptohet se toka duhet mbjellë.

Por intriguese janë edhe statuset e mëparshme të 44-vjeçarit. Në një foto ku shfaqet duke kositur barin ai shkruan: Në Mirdite duke kositur bar. Na duhet kur të na mbarojnë makaronat.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirohet nga burgu 5 vjet para kohe Lul Berisha, kapo i Bandës së Durrësit

Gjykata e Apelit Durrës ka panuar të lirojë nga burgu Lulzim Berishën, ...