Tonelata droge nga Shqipëria, arrestohen 20 persona në Itali

droga2016Policia italiane e Barit ka shkatërruar tre banda trafikantësh droge, duke vënë në pranga 20 persona. Mediat italiane shkruajnë se është sekuestruar gjithashtu një arsenal armësh, mitralozë, pistoleta silenciatorë e municione.

Hetimet e zhvilluara që nga viti 2015 kanë dokumentuar importin e sasive të mëdha të hashashit nga Shqipëria.

Në kuadër të këtij hetimi, autoritetet italiane njoftojnë se janë gjetur dhe sekuestruar më shumë se 3.500 armë në vitin 2014. Ndërsa tre banda të ndryshme kanë importuar tonelata me hashash nga Shqipëria.

Hetimi i koordinuar nga prokurori i DDA në Bari Giuseppe Maralfa, ka dokumentuar importimin e sasive të mëdha të kokainës dhe marijuanës nga Shqipëria në Romë, Milano dhe Palermo.

Gjatë hetimit ishin arrestuar 15 trafikantë të tjerë, ishin konfiskuar 15 kilogramë kokainë dhe më shumë se 1 ton marijuanë dhe janë gjetur një arsenal armësh në Bari, në Tetor 2014.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...