Ja kush është drejtoresha e re e përgjithshme e “Ora News”

dr-oranewsMariam Ndroqi, e martuar pak ditë më parë me djalin e presidentit të televizionit Ora News, Ylli Ndroqi, do jetë drejtorja e re e përgjithshme e kanalit të njohur informativ.

Në një njoftim për media, drejtuesit e TV kanë bërë të ditur se “presidenti Ylli Ndroqi ka prezantuar sot drejtuesen e re të grupit mediatik Yldon Media group Mariam Ndroqi”

Mariam Akopian, armene, mori mbiemrin Ndroqi pas dasmës së Redon Ndroqin verën e këtij viti.

“Mariam Ndroqi, merr drejtimin e Ora News pas një eksperience të gjatë në një grup mediatik në Moskë dhe studimeve të larta për media dhe marketing. Me ambicjen dhe energjinë për një rritje cilësore znj.Ndroqi do të kryesojë ndryshimin e madh” – thuhet në njoftim.

Njoftimi bën me dije gjithashtu se Ora News ka planifikuar investime të mëdha në të ardhmen e afërt.

“Pas një dekade të suksesshme televizioni informativ Ora News fillon një epokë të re investimesh në teknologji dhe burime njerëzore që do të shënojë një evolucion për tregun mediatik në Shqipëri” – shkruan njoftimi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ “Më çave b*thën”, punonjësi i sigurimeve në Tiranë sherr me qytetaren

Qytetarët janë përballur sot me një sjellje skandaloze në zyrat e sigurimeve ...