Tahiri: Ata që dorëzojnë armët nuk do të ndiqen penalisht

tahiri2016Ministri Tahiri ka qenë sot në zonën e Kombinatit ku ka shpërndarë ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet.
Tahiri tha se këto janë momente të vështira për shoqërinë dhe se të gjithë duhet të bëhen bashkë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
“Ne jemi shumë të vendosur të vazhdojmë vlerësimin e pikave të nxehta në të gjithë Shqipërinë, të marrim masa për të parandaluar situata të vështira për shkak të përmbytjeve, por nga ana tjetër të ndihmojmë të gjithë ata që kanë pasur probleme gjatë javëve të fundit”- u shpreh ministri.
Ndërkohë Tahiri foli edhe për fushatën për mbledhjen e armëve pa leje në të gjithë vendin.
“Unë do t’u bëja thirrje të gjithë qytetarëve të konsiderojnë mundësinë që të braktisin armët e t’i dorëzojnë pranë Policisë. Na duhet të pastrojmë gjithçka është mbjellë në 20 vitet e fundit në Shqipëri, veçanërisht pas vitit 1997 me shpërndarjen masive të armëve. Jo ata që i dorëzojnë sipas ligjit nuk kanë pasoja penale. Ndërkohë, dhe në qoftë se do jetë e nevojshme ne do ndërmarrim dhe nisma ligjore për të shpallur periudha vakance ose periudha ku sipas Kodit Penal nuk do dënohet ai që do t’i gjendet në shtëpi një armë. Por, dorëzimi vullnetar nuk përbën vepër penale”, tha Tahiri.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-rrugore

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në greminë, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në një ...