Doni makinë të re por nuk keni para?! Qeveria shqiptare ju ndihmon për këtë shkak

tiranaaaQeveria do të subvencionojë drejtuesit e makinave të vjetra, për të blerë automjete të reja. Skemë e re financimi kjo, që do të mbështesë drejtuesit e pamundur ekonomikisht dhe do të eliminojë nivelin e ndotjes së ajrit në vend.

“Për të nxitur drejtuesit që të blejnë automjete të standardeve të fundit dhe të teknologjisë së fundit, është e rëndësishme të ketë një mbështetje financiare, që të mos blejnë automjete të përdorura, me shkarkime të larta të ndotësve në ajër. Kjo nismë është parashikuar për rreth 15 mijë përdoruesish automjetesh, si dhe ka një vlerë rreth 15 milionë euro”, tha Laureta Dibra, përgjegjëse e Sektorit të Ajrit dhe Ndryshimeve Klimatike në Ministrinë e Mjedisit.

Por qeveria po rishikon edhe sistemin e taksave për automjetet, që në të ardhmen do të tatohen në forma të ndryshme.

“Ato që ndosin më shumë duhet të paguajnë më shumë, ose gradualisht mund të hiqen nga sistemi i taksave automjetet e reja (Euro 4, Euro 5), ato më pak ndotëse”, shtoi më tej Laureta Dibra.

Ndotja e ajrit në Shqipëri mbetet në nivele të larta. Por, sikurse ka qytete ku situata është alarmante, ka edhe të tjera ku nuk tejkalohen normat e lejuara nga Bashkimi Europian.

“Kemi identifikuar 3 zona kryesore. Zona A është ajo më kritike, që përfshin Tiranën dhe Elbasanin; në zonën B bëjnë pjesë Fieri, Patosi, Ballshi, Vlora, Durrësi, Korça, Shkodra, Kamza dhe Paskuqani. Nga këto që nuk përmendëm është pjesa tjetër e vendit që nuk kanë fare tejkalim të normave të lejuara”, tha Laureta Dibra.

Projektplani kombëtar për menaxhimin e cilësisë së ajrit po diskutohet me grupet e interesit, ndërsa priten propozime të reja, deri kur të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

BSH: Bankat të krijojnë “fond shpëtimi”, Sejko: Qytetarët s`do paguajnë

Banka e Shqipërisë i ka propozuar Parlamentit një ligj, i cili parashikon ...