Donald Trump: Jam gati për telefonatën me Vladimir Putin

trump-putinPresidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka shprehur dëshirën për bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në një të ardhme të afërt, ka thënë Trump gjatë një interviste të publikuar sot në të përditshmen, Wall Street Journal.

Trump tha se e ka marrë një letër të “shkëlqyeshme” nga Putini, duke iu referuar telegranit të urimit, që lideri rus ia ka dërguar më 9 nëntor, duke shprehur dëshirën për të punuar në “kthimin e raporteve ruso-amerikane në rrugën e stabilitetit dhe zhvillimit”.

Nga ana tjetër, Dmitry Peskov, zëdhënës i zotit Putin, i ka thënë mbrëmë rrjetit televiziv amerikan, CNN, se Putin dhe Trump janë “shumë pragmatik”.

“Njëherësh, ata të dy kanë shprehur gatishmëri për të zhvilluar raporte të mira me vendet e tjera dhe kjo është koincidencë shumë e mirë dhe shumë pozitive”, tha Peskov.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

trump2016

E zgjodhën Donald Trump-in president por ky është fakti që po i mundon amerikanët

Menjëherë pas zgjedhjes së tij si president, analistët filluan hetimet rreth 20 ...