Deklarata e Donald Trump për Kosovën, ja çfarë tha 17 vite më parë

Kliko per me shume info

Kosovarët duket se janë frikësuar pa arsye se Presidenti i porsazgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është kundër Kosovës.

Kliko per me shume info

Por në një video të 17 viteve më parë, ai shfaqet në televizion duke dhënë një deklaratë ku kërkon të ndërhyhet me trupa tokësorë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

“Do të veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tingëlloj çuditshëm te shumëkush. Shiko kaosin që kemi shkaktuar në Kosovë. Unë mendoj që ne mund të themi se kemi humbur vetëm disa njerëz. Padyshim se ne ishim 10 mijë metra larg me aeroplanë prej ku po hidhnim bomba. Por shiko çfarë i bëmë atij vendi, atyre njerëzve; sa shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar. Ne do të duhej të shkonim atje me trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion por më pak. Nuk do të ishte situata kaq kaotike sa është tash. Njerëzit u përzunë nga tokat e tyre, nga territoret e tyre, çdokush po ikën kah po mundet dhe askush nuk po e di se çfarë po ndodh. Janë me mijëra të vrarë”, thuhet në video.

Ndërkaq, serbët përmes një lajmi që më pas u përgënjeshtrua muajin e kaluar, thanë se Trump u ka kërkuar falje serbëve për ndërhyrjen ushtarake të vitit 99. Por Trump e mohoi këtë lajm.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here