Donald Trump nuk do ta vazhdojë hetimin ndaj Hillary Clinton

trump2016Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk do ta vazhdoj hetimin e mëtejshëm ndaj Hillary Clintonit, lidhur me përdorimin e emailit privat, derisa ajo ishte sekretare amerikane e shtetit, ka thënë një këshilltare e lartë e tij.

Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, zoti Trump ishte kërcënuar se do ta burgoste rivalen e saj demokrate, nëse ai zgjedhet president.

Por, këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, i tha sot rrjetit MSNBC se ai do të tërhiqet nga përkushtimi i tij për emërimin e prokurorit special për të hetuar lidhur me aksionet e zonjës Clinton.

Conway tha se ish-sekretarja e shtetit “ende duhet të ballafaqohet me faktin se shumica e amerikanëve nuk e konsideron atë të jetë e sinqert ose që mund t’i besohet”.

“Nëse Donald Trump mund të ndihmoj në shërimin e plagëve të saj, kjo me gjasë është gjë e mirë”, tha Conway.

Agjencia FNI ka zhvilluar hetime kundër zonjës Clinton, lidhur me përdorimin e serverit privat të emailave derisa ishte sekretare e shtetit dhe ka konkluduar se aksionet e saj ishin pakujdesi, por nuk kishte bazë për paraqitje të akuzave.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

alepoo

“Zhduket” 7-vjeçarja që postonte në Twitter jetën në Alepo

Një vajzë shtatë vjeçe, e cila ka tërhequr vëmendjen e botës me ...