Donald Trump: Fidel Castro ishte diktator brutal

trump-castroIsh—lideri kuban Fidel Castro ishte një diktator brutal.

Kështu deklaroi Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump, disa orë pasi u shpall vdekja e 90-vjeçarit. Trump, që do marrë zyrën në janar, tha se ai shpresonte që kubanët të mund të lëviznin drejt një të ardhme më të mirë.

Castro erdhi në pushtet në vitin 1959 dhe ishte organizator i revolucionit komunist. Ai nuk e përfilli SHBA-në për dekada me radhë, duke i shpëtuar shumë komploteve për vrasje që iu bënë.

Mbështetësit e tij thanë që ai u riktheu Kubën popullit. Kritikët e quanin atë diktator. Vëllai i tij Raul, që e pasoi si President, shpalli vdekjen e tij në një deklaratë televizive të premten në mbrëmje.

“Ndërsa Kuba mbetet një ishull totalitar, është shpresa ime që sot kjo është dita drejt një të ardhme më të mirë lirie siç e meritojnë kubanezët,” tha Trump në deklaratën e tij.

Barack Obama, nën drejtimin e të cilit, SHBA-ja rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Havanën pas dekadash tensioni.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

piloti-kerkim

Zbulimi i frikshëm, piloti i avionit të rrëzuar me skuadrën e futbollit, ishte në kërkim për…

Miguel Quiroga, pilot i fluturimit që po udhëtonte me skuadrën e Chapecoense ...