Fitorja e Trump, Donald Lu mesazh për shqiptarët: Nuk ndryshojnë marrëdhëniet me Shqipërinë

Politikë

UntitledZgjedhjet në Amerikë me dy kandidatët, ishin një temë diskutimi dhe në Shqipëri. Kryeministri vendit pati shprehur që në fillime simpatinë ndaj Klintonit. Por, fitorja e Trump-it mund të dukej si një problem për marrëdhënien mes dy shteteve. Nga ky mendim, ka folur Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Donald Lu. Duke e nisur fjalimin e tij për fitoren e zgjedhjeve, Lu foli dhe për viktimat e përmbytjeve dhe një mesazh për Shqipërinë. “Më lejoni që ta nis fjalimin me lutjet për viktimat e përmbytjeve, gjithashtu më lejoni ta vazhdoj me një rrëfim. Kam disa versione të fjalimit tim, kjo besoj se është një gjë e mrekullueshme për demokracinë, se ajo është e paparashikueshme, emocionuese që e bashkëndajmë si në Amerikë dhe Shqipëri. Nëse hidhni sytë do shihni shumë të rinj në mëngjesin presidencial të Amerikës. Pse të rinjtëve? Sepse ju jeni me të vërtetë e ardhmja e kësaj demokracie. Demokracia është një gjë që na lidh së bashku si amerikanë dhe shqiptarë. Ajo është e rrëmujshme, e ndërlikuar e mbushur me polemika dhe konflikte, por në fund na garanton liritë që i vlerëson kaq shumë”,- tha Lu.

Duke përgëzur Trump për fitoren, Lu tregon se se nuk do të ndryshojnë marrëdhëniet e SHBA-ve me Shqipërinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E ndërsa Amerika kaloi pushtetin në mënyrë paqësore ashtu siç demokracia këshillon, Lu apeloi që edhe politikanët shqiptarë të marrin shembull.

 

“Këtë mëngjes dëgjuat nga presidenti se cili është përkufizimi i demokracisë: Kalimi paqësor i pushtetit. Ndërsa politika atje i jep fund fushatës, Shqipëria po hyn në të sajën. Teksa ne fillojmë të shërojmë ndarjet partiake, shqiptarët do nisin një debat të gjatë në zgjedhjet e qershorit. Jemi të bindur që do bëni zgjedhje të mençura, i zgjedhuri juaj do vazhdojë të rrokë vlerat demokratike që e lidhin Shqipërinë me Europën dhe SHBA”.

ME TE LEXUARAT