Dogji flamurin grek, njihuni me shqiptarin më të kërkuar në Greqi

flamuri-grek14Autoritetet policore deklarojnë Skerdi Berti Avduli shqiptarin më të kërkuar në greqi. Policia dhe siguria në vendin fqinj janë vënë në ndjekje të të riut shqiptar për shkak se në datën 17 nëntor rezulton se sëbashku me disa bashkëkombas të tjerë të maskuar të kenë djegur në qendër të Athinës flamurin grek. Të gjithë skenën ata e kanë fotogruar dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale ku gjithashtu kanë shkruar “Vdekje Greqisë!” dhe kaq ka mjaftuar që autoritetet e sigurisë ta shpallin në kërkim të riun shqiptar, i cili akuzohet për “nxitje të urrejtjes etnike”. Mediat e vendit fqinj raportojnë se kjo ka qenë një masë e marrë nga autoritetet e sigurisë në Greqi, të cilat i tremben faktit se shembullin e të riut shqiptar mund ta ndjekin edhe shumë bashkëkombas të tij emigrantë, ç’ka sipas tyre mund të ndikojë në daljen e situatës së sigurisë jashtë kontrollit për shkak të reagimeve të ashpra që mund të pasojë këto akte nga ana e qytetarëve grekë.

Bëhet gjithashtu e ditur se për kapjen e të riut shqiptar, që mësohet se jeton në Athinë janë angazhuar jo vetëm dhjetra forca policie por edhe ato të shërbimeve inteligjente greke, të cilat ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij.

Mediat e vendit fqinj pretendojnë se këto shfaqje ekstremizimi mes komunitetit të shqiptarëve në Greqi po frymëzohen nga deklaratat e forta gjithnjë e në rritje të kryeministrit, Edi Rama në adresë të Athinës zyrtare.

Aktualisht profili i Skerdi Avdulit në rrjetin social “Facebook” rezulton i mbyllur. Ndërkohë që në motorin e kërkimit “search” në rrjetin social të paktën mbi 33.235 persona të kenë folur për Skerdi Berti Avdulin.

Kliko per me shume info

One comment

  1. ky person qe ka djegur PACAVUREN E QELBUR GREKE eshte HERO, RESPEKTE !!!! Ai duhet te fshinte kepucet njehere me ate flamur te MALLKUAR, pastaj ta digjte. A i nxorri ” drejtsia” greke fajtoret per te ndjerin Ilia Kareli? Po per Pellumbin nga Burreli? Kane 25 vite qe po marrin jete shqiptaresh dhe asnje nuk thote asnje fjale te vetme, dhe shteti I MALLKUAR grek eshte anetar i BE-se? Itallin shqiptaret kur vene ne Shqiperi per raste festash, i torturojne ne kufi me ore te tera…, MALLKUAR QOFSHIN !!! Te na respektojme, ti respektojme. Mbase do vije nje dite qe greket ti luten shqiptareve, ku i dihet? Lahen gjynahet ne kete jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

azilii

Gjermani, azilanti përdhunon dhe vret vajzën e zyrtarit të BE

Një adoleshent emigrant nga Afganistani është arrestuar për përdhunim dhe vasjen e ...