Doganat: Blerjet online s’tërhiqen pa paguar taksën, ja si procedura

doganaDrejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë publike mënyrën si do paguhet taksa doganore për blerjet online mbi 22 euro dhe për dhuratat mbi 45 euro.

Doganat sqarojnë se çdo qytetar që blen online duhet të bëjë në rrugë elektronike deklarimin e thjeshtuar. Hapi i parë është dërgimi më e-mail i Letërnjoftimit ID në adresën e [email protected], për të mundësuar krijimin e ID në sistemin elektronik të Administratës Doganore.

Më pas për çdo blerje, qytetarët duhet të plotësojnë deklaratën e thjeshtuar, sipas kuadrateve përkatëse duke specifikuar: Përshkrimin e mallrave që kanë blere; Peshën Neto në kg; Vlerën në lekë të tyre, bashkë me kostot e transportit apo të sigurimit të produketev.

Në formular duhet plotësuar edhe shuma e detyrimit doganor i cili del nga shumëzimi i vlerës së faturës në leke shumëzuar me taksën 22.4 %.

Shumën e detyrimit doganor individi duhet ta paguaj në një nga bankat e nivelit të dytë ose në Postën Shqiptare, me titullin: Pagesë detyrimi doganor për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, duke marrë nga banka dhe mandatin e pagesës.

Deklaratën e Thjeshtuar të plotësuar së bashku me mandatin e bankës individi duhet ta dorëzoj në degën doganore dhe vetëm pas kësaj merr mallin e tij.shqiptarja

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

marreveshja-low-cost

Nënshkruhet marrëveshja, futen në Shqipëri fluturimet “low cost”

Duket se fluturimet low-cost do te hyjne edhe ne Shqiperi. Ministria e ...