Përplasja me efektivat e Doganave, arrestohen katër tregtarë duhani në Shkodër

shkoderrKundërshtuan me dhunë punonjësit e antikondrabandës dhe të policisë, 4 shtetas vihen në pranga.

Perplasja me efektivat e antikontrabandes diten e djeshme ka cuar ne pranga kater qytetare te Shkodres, njeheresh tregtare duhani ne kete qytet.

Nje dite pas ngjarjes, policia njofton se ka arrestuar kater persona. Burimet zyrtare kane njoftuar dite e sotme se më datë 11.11.2016, punonjësit e antikondrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Shkodër, duke zbatuar plan operacionin në mbështetje dhe nga shërbimet e Sektorit të Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P-Shkodër, me qëllim goditjen e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, kanë ushtruar kontrroll në tregun e ngritur në vendin e quajtur “RUS”, Shkodër.

Gjatë kontrrollit të ushtruar, tregëtarët kanë bërë rezistencë dhe për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë e goditur me sende të forta punonjësit e antikondrabandës dhe të policisë, të cilët po kryenin detyrën për konfiskimin e një sasie duhani të grirë, pa dokumentacionin përkatës.

Pas hetimeve të kryera u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve, konkretisht :

* Arjan Halili, 30 vjeç, banues në Shkodër

* Marjan Palalej, 35 vjeç, banues në Shkodër

* Denis Zefi, 24 vjeç, banues në Shkodër

* Astrit Muçaj, 39 vjeç, banues në Shkodër

Policia njoftoi se materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 235/2 e 236/2 të Kodit Penal.

Lexoni edhe:

Shkodër, shitësit e duhanit e sulmojnë, shefi i krimit ekonomik u drejton pistoletën

Shkodër, tregtarët e duhanit përleshen fizikisht me punonjësit e Doganave

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet kamioni ne portin e Durresit, policia: Ja si ishin fshehur 30 kg heroine

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar 30 kilogram lëndë narkotike e llojit ...