Dëbora “zbardh” Veriun. Ja parashikimi i motit për sot, 29 nëntor 2016

1
Kliko per me shume info

boreeeQarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata nga verilindja e kontinentit do të bëjë që moti i kthjellet por i ftohtë të dominojë në pjesën më të madhe të vendit tonë. Përjashtim bëjnë zonat verilindore dhe juglindore të cilat do të dominohen nga reshje të pakta dëbore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim të reshjeve të dëborës nga zonat malore duke bërë kështu që i gjithë vendi të dominohet nga moti i kthjellët, por i ftohtë. Këto kushte të motit do të mbeten edhe gjatë natës.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që në zonat malore termometri të ulet deri në -8 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi maksimale deri 20 km/h nga drejtimi verilindor duke gjeneruar në det, dallgëzim te ulët.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here