Përgjimet/ I sëmuri mendor: Do bëj vrasje me kallashnikov në Tiranë

burgu-fushe-krujeDrejtoria e Antiterrorit i ka referuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda materialet për të dënuarin Naim Behari, (Nikolas Kostandinos), i cili vuan dënimin në burgun e Fushë Krujës.

31 vjeçari është i dënuar dhe vuan dënimin për vrasje dhe ka kërcënuar nga telefoni i burgut se do të kryente akte terroriste.
Sipas përgjimeve të bisedave, mësohet se ai ka thënë në telefon se do të bëjë vrasje me kallash në Tiranë.
Edhe pse policia nuk ka dhënë detaje për këtë rast, 31-vjecari ka bërë një vrasje në vitin 2005.

Sipas policisë ai është një person që ka probleme të theksuara mendore dhe se përgjatë gjithë kohës flet me të madhe për sulme edhe me bomba, por shëndeti i tij mendor prej më shumë se 10 vitesh ka bërë që procesi ndaj tij për vrasjen e një taksisti të ishte një problem në vete pasi ai nuk arrinte dot të përqendrohej në dëshmi dhe herë pas herë është kërkuar që të kurohet.

Ngjarja në vitin 2005:

Ngjarja ka ndodhur më 20 mars të vitit 2005, në fshatin Marinez të Fierit, ku u gjet i vdekur taksisti Themi Qose, banues ne qytetin e Lushnjes. Naim Behari kishte shkuar në qytetin e Lushnjës dhe pranë stacionit të trenit kishte hipur në taksinë e Qoses me qëllim mbërritjen deri në fshatin Marinëz. Pasi kanë dalë në rrugën dytësore, Behari i ka kerkuar taksistit 100 mijë lekë. Viktima s’ka pranuar duke kërkuar detyrimin për sherbimin prej 5 mijë lekësh. Në këtë moment Behari ka ngritur zerin dhe në debat e sipër ka nxjerrë thikën duke e qëlluar në fyt taksistin. Krimi është parë nga deshmitari me inicialet A. A., që kulloste bagetitë aty pranë. Pasi ka ndezur sërish mjetin, Behari ka shkuar afër një kabine elektrike dhe ka nxjerrë trupin e Themi Qoses duke e futur brenda në kabinë, por është parë nga dëshmitari i dytë P. N., i cili ishte rojë, i cili është kërcënuar gjithashtu nga vrasësi.

Gjykata e Fierit e ka dënuar në 2010-ën me 24 vite burg për vrasjen e një taksisti në vitin 2005.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sherri mes të rinjve, breshëri plumbash lokalit në Burrel

Breshëri plumbash janë derdhur në drejtim të një lokali në Burrel. Ngjarja ...