Djeg me hekur të nxehtë gruan e tij, arsyeja do t’ju shokojë (Foto+16)

Soft

UntitledNjë vajzë 31- vjeçare angleze nga Birmingham, ka përjetuar momente të vërteta tmerri. Kerry Hines u bë nënë e dy fëmijëve nga lidhja me të fejuarin e saj Paul, por për shkak të debateve të vazhdueshme vendosën të ndaheshin.

Fillimisht ishte një nënë beqare, por me kalimin e kohës, Paul u afrua me të, duke u transferuar sërish në shtëpinë e tij.

“Me lindjen e vajzës së dytë, Paul, u bë më i pranishëm dhe më i dashur. Isha e kënaqur që e kisha nëpër shtëpi, nuk ndihesha më vetëm”, tregon Kerry.

Por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan ashtu si ajo shpresonte dhe pas pak muajsh, mes tyre nisën debate të ashpra. Paul ishte i verbuar nga xhelozia dhe nuk donte që të dilte nga shtëpia as për të punuar dhe nuk ndihmonte fare në shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në momentin që gruaja i kërkoi të fuste rrobat në makinën larëse, reagimi i tij ishte i tmerrshëm. Në inat e sipër i ngjiti hekurin në kurriz duke i shkaktuar djegie të rënda, duke bërë që të përfundojë në spital.

U desh kjo që siç shkruan noa.al, ajo të bëjë denoncimin në polici, ndonëse ai i lutej të mos telefononte policinë. Paul qëndroi në burg për 20 javë, ndërsa Kerry edhe sot i ka shenjat e dukshme dhe ka humbur plotësisht besimin tek meshkujt.

Ajo e bëri publike historinë e saj, për të inkurajuar femrat e tjera që të mos heshtin, por të denoncojnë dhunën e pësuar./gazetaekspres/

 

ME TE LEXUARAT