Del me baktere, mos e konsumoni më këtë lloj djathi!

djatheKonsumatorët e djathit “gorgonzola” këshillohen të mos e blejnë, ose për ata që e kanë blerë ndërkohë të mos e konsumojnë,ose ta kthejnë mbrapsht.

Njoftimi i AKU:

Shkak për këtë tërheqje nga tregu është bërë një sasi djathi Gorgonzola, e cila ka rezultuar  me probleme në Itali.

Bëhet fjalë për produktin “Gorgonzola S&D” 200 gr me nr. Lotto: 16279048, për të cilin kanë nisur procedurat e tërheqjes së produktit nga pikat e shitjeve, si pasojë e një mos përputhshmërie mikrobiologjike në disa pika shitjeje në Itali.

Pavarësisht  se  nuk bëhet fjalë për të njëjtin prodhim, përkohësisht është marrë masa e tërheqjes nga tregu nga vetë kompania deri në daljen e rezultateve të analizave. Ndërkohë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ,po kryejnë kontrolle në markete dhe supermarkete, për të verifikuar, nëse është tërhequr e gjithë sasia e djathit Gorgonzola.

Mostrat e këtij djathi do dërgohen në laboratorin e references në ISUV ,nga ku pritet edhe rezultati i analizave. Qytetarët të cilët e kanë blerë këtë lloj djathi, mund ta kthejnë në në pikat e shitjes.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, u bën thirrje konsumatorëve që të jenë të vëmendshëm ndaj njoftimeve të AKU-së, si dhe të denoncojnë çdo rast të cënimit të sigurisë ushqimore

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prekëse/ Nëna fekondon vezët e vajzës sterile, lind nipin e saj(Foto)

Mahnitëse sesi kjo nënë ka vepruar për ti treguar vajzës së saj ...