Ish-vjehrra kërcënon me thikë ish-nusen e djalit në prani të policisë

vjehrraEdhe pse ka dhjetë urdhra mbrojtjeje nga gjykata, ish-vjehrra e kërcënon me thikë në prani të forcave të policisë. Ky është tmerri që jeton çdo ditë Ermira nga Shijaku së bashku me tre fëmijët e saj të mitur. Gjykata lëshon urdhër mbrojtjeje për të, por asnjëherë nuk urdhëron strehimin e saj në një qendër për gratë e dhunuara.

“Fiks fare” tregoi sot me pamje sesi vjehrra e kërcënon me thikë këtë grua në banesën e saj në prani të forcave të policisë, në sy të fëmijëve të mitur të cilët qajnë të frikësuar për fatin e mamasë së tyre.

Pas 9 urdhrave mbrojtjeje që mori kundrejt bashkëshortit të saj që aktualisht është në burg me akuzën dhunë e përsëritur në familje. Urdhrin e dhjetë Ermira e mori kundrejt vjehrrës me të cilën banon në të njëjtin pallat. Ky urdhër mbrojtjeje mbaron më datë 22 nëntor , ndërkohë që një ditë para, në datën 21 nëntor, vjehrra e kërcënon me një thikë në dorë në sy të policisë dhe fëmijëve.

Edhe pse të pranishëm 2 efektivë të policisë së Shijakut, gruaja nuk heziton të kërcënojë dhe fyejë Ermirën. Kërcënimet nuk ndalen me kaq, edhe pse pas qelive të burgut, burri i Ermirës e ka gjetur mënyrën për ta kërcënuar sërish. Ermira kërkon vetëm një strehim, për t’u larguar njëherë e mirë nga banesa ku është komshie me vjehrrën dhe e detyruar ta ndajë atë me burrin në lirimin e tij. Në të kundërt shprehet ajo jo vetëm jeta e saj është në rrezik, por edhe e fëmijëve të mitur.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Polici e ndalon për rripin, por gjatë kontrollit zbulon se…

Policia Rrugore në Tiranë ka ndaluar sot një drejtues mjeti pasi u ...